Tërbuni kërkon mekullinë e radhës, sot finalja me Orikumin

0

Sot, në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e Tërbunit do të luajë ndeshjen e sezonit me Orikumin e Kategorisë së Dytë. Pukjanëve, u duhet që ta kalojnë me sukses edhe këtë sfidë, në mënyrë që të mbijetojnë në të Parën dhe të vazhdojnë projektin e tyre për t’u rikthyer në elitë edicionin tjetër.  Por, duket se një gjest i rrallë dhe nisëm për t’u vlerësuar është ajo e ultrasve dhe gjimnazistëve të shkollave të Pukës dhe kryesisht maturantëve. Të cilët, duket se e kanë shtyrë udhëtimin për në qytetin e Sarandës, pasi sot, do të jenë në “Elbasan Arena”, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në finalen e këtij sezoni.

SYLA – Biznesmeni pukjan, Petrit Syla, i cili ka qenë edhe ish-presidenti më i suksesshëm, duket se bashkë me një grup donatorësh, nuk po e lënë në baltë skuadrën e tyre të zemrës. Syla ka vënë në dispozicion të tifozëve autobusë pa limit, madje edhe nga Fushë-Arrësi e fshatrat përreth, në mënyrë që skuadrës të mos i mungojë asgjë në “Elbasan Arena”. Petrit Syla është jo vetëm një biznesmen i suksesshëm, por edhe një njeri që i ka qëndruar shumë afër skuadrës pukjane në dekadën e fundit. Madje, si president, e ka ngjitur dy herë në të Parën, por edhe duke fituar një titull kampion pak vite më parë, duke mundur Partizanin. Javët e fundit ai është parë shumë afër skuadrës, duke mos u kursyer edhe financiarisht. Sot Tërbuni do të kërkojë që të arrij suksesin dhe të mbijetojë në të Parën, pasi në edicionin e ardhshëm do të ketë një projekt madhor për at rikthyer skuadrën pukjane në elitë.  

 

Krepi: Dua 11 heronj në fushë, pukjanët të na mbështesin!

Trajneri Kreshnik Krepi, në një prononcim për “Sport Ekspres”, para sfidës, ka theksuar se: “Unë jam tepër optimistë, kam besuar shumë që kur kam ardhur në këtë ekip dhe do të vazhdoj që të besoj edhe sot. Kam djem të shkëlqyer dhe futbollistë që luajnë me zemër. Ndaj edhe sot, ne do të luajmë vetëm për të fituar ndeshjen sepse ekipi im është shumë i motivuar. Pavarësisht se kishim një kohë shumë të shkurtër për t’u përgatitur, unë e them me bindje, se ne do t’ia dalim dhe do ta fitojmë këtë duel. Sot, duke qenë se jemi në një ndeshje finale që vlen sa një sezon, unë u kërkoj një nder pukjanëve kudo ku janë. Të vijnë dhe të na mbështesin, pasi ne nuk do t’i zhgënjejmë. Është ndeshja e sezonit për të gjithë neve që punojmë dhe e duam këtë ekip, ndaj edhe duhet që të bashkuar, ashtu siç edhe kemi qenë në këtë kampionat, t’ia dalim dhe në fund të festojmë”, ka theksuar trajneri Kreshnik Krepi i pukjanëve.  

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image