Tërbuni i ri, skuadër cilësore dhe ndryshim në drejtim

0

Rënia nga Kategoria e Parë, mes polemikave, e tronditi keq Tërbunin, duke bërë që trajneri Kreshnik Krepi të jepte dorëheqjen, edhe pse u mendua gjatë.

Gjithsesi, klubi pukjan ka rinisur punën këtë muaj dhe është riorganizuar, duke emëruar në drejtim dyshen Oltijon Kërnaja-Ergys Neziri, të cilët janë pjesë e klubit prej tre vitesh dhe e njohin mirë ambientin, ndërsa kanë marrë përsipër detyrën e kthimit të Tërbunit në Kategorinë e Parë.

Sot skuadra pukjane nis javën e tretë të përgatitjeve dhe skuadra është duke u ndërtuar me seriozitet. Në ekip është mbajtur boshti i ekipit, me lojtarë si Saliaj, Mezini, Taku, Prendi e Zagani që kanë rinovuar, ndërsa përveç elementeve te rinj janë afruar edhe mesfushorët Denis Taku nga Korabi e Eraldo Xhuveli nga Burreli, si dhe portieri Mateo Baçi.

Ekipi pukjan po stërvitet me dy seanca në ditë dhe synimi i vetëm është kthimi në Kategorinë e Parë, pasi edhe mbështetja e kryebashkiakut Gjonaj është e garantuar, me anën financiare që është e sigurt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.