Tërbuni i ri, Frroku: Financa të sigurta, gati 6 afrime

0

Tërbuni nuk dëshiron të jetë një ekip kalimtar në të Parën, ndaj edhe drejtuesit po mendojnë të bëjnë përforcimet e duhura për të përballuar një kampion që pritet të jetë mjaft i luftuar. Synimi është afrimi i lojtarëve që bëjnë diferencën, ndërkohë që Bashkia e Pukës ka garantuar mbështetje.

Këtë e konfirmon për SportEkspres.com vetë Sekretari i klubit të Tërbunit, Dritan Frroku. “Sapo kemi mbyllur projektin e sezonit të ri. Së pari Bashkia e kryetari Gjon Gjoni na kanë garantuar një fond pa limit për merkaton, fazën përgatitore dhe përgatitjet e tjera. Ne do përqendrohemi kryesisht në Tiranë pas datës 10 korrik, kurse më pas do udhëtojmë në Pogradec.

Përgatitjet do t’i mbyllim këtu në Pukë, me një program që stafi teknik mendoj se e ka detajuar mirë”, shprehet Frroku. Ndërkohë, për emrat në merkato dhe ku po përqendrohet Tërbuni në këtë periudhë, Frroku deklaron:

“Kam marrë përsipër të drejtoj merkaton e Tërbunit. Së bashku me stafin teknik kemi projektuar disa futbollistë nga Kategoria e Parë. Në fokus kemi dy mbrojtës, dy mesfushorë e dy sulmues, të gjithë cilësorë, jo sportistë që nuk bëjnë diferencën. Emrat e tyre do t’i zyrtarizojmë në fillimin e muajit korrik”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.