Tërbuni bën mrekullinë e radhës, nga shpërbërja te mbijetesa

0

Urime Tërbuni, urime Puka! Ky qytet i varfër e i izoluar ka me se të krenohet sot: Tërbuni ka mposhtur 2-0 Orikumin dhe ka mbijetuar në Kategorinë e Parë.

Një mbijetesë mes 1000 hallesh, me krizë financiare pa fund, mbartur nga sezoni i shkuar dhe me rrezik falimentimi e shpërbërjeje të re çdo muaj.

Një punë kolosale në vitin 2017, riorganizim, trajneri Kreshnik Krepi dhe një shpirt sakrifice i pashoq.

Shpërblimi i parë u mor duke lënë pas Mamurrasin, sot u kompletua mrekullua: triumf 2-0 ndaj Orikumit pa eksperiencë dhe mbijetesë që ngjan si trofe madhor.

Bravo djem, bravo Pukë, por tani e tutje duhet punuar që të zhduket fjala e frikshme KRIZË.

TËRBUNI – ORIKU 2 – 0
GOLAT: Prendi 46′, Taku 53′
TËRBUNI: Kuka, Beci, Zagani, Tadjong, Begaj, Mezini, Taku (Lleshaj 92′), Prendi, Mjekaj (Osmanollaj 58′), Saliaj, Xhabrahimi (Toma 85′). Trajner: K. Krepi
ORIKU: Sali, Hazizi, Omeri, G. Hoxha, E. Hoxha, Nurçe, Xhelili, Livanaj, Kapaj (Gjipali 72′), Çapoj (Llojaj 57′), Kongjoni (Laze 59′). Trajner: Albert Haxhija
KARTONË TË VERDHË: Mjekaj 52′, Mezini 67’/Hazizi 5′, Livanaj 67′
GJYQTARË: E. Dyrmishi, A. Shkreta, R. Zaimi (Tiranë)
VËZHGUES: Fiqiri Haxhiaj (Tiranë)
DELEGAT: Agim Mone (Tiranë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image