Tërbohet Sarri: Akoma më thoni që s’jam për Europën?!

Çelsi triumfoi një natë më parë ndaj Slavias së Pragës me shifrat 4-3, duke fituar të drejtën për të kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Ajntrahtin e Frankfurtit. Blutë e kishin mposhtur Slavian edhe në ndeshjen e parë me shifrat 0-1.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i londinezëve. Mauricio Sarri u shfaq disi nervoz në fjalët e tij, pasi deklaroi se akoma nuk e kupton faktin që ende e quajnë si një trajner jo për Europën.

“Kam luajtur 22 ndeshje në kompeticionet evropiane dhe nga këto 22, kam fituar 18. Sidoqoftë, akoma quhet një trajner jo i përshtatshëm për kompeticionet evopriane. Nuk e kuptoj”, përfundoi trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *