Tërbohet Konte: Nuk e kam krahasuar Çelsin me Juven

0

Fitorja kundër Sauthemptonit ka afruar Çelsin me titullin kampion, por pas ndeshjes së mbrëmshme trajneri Antonio Konte ishte mjaft nervoz.

Duke folur për Sky Sport, italiani ka shpjeguar se bëhet fjalë për disa fraza, që sipas tij janë komplet të shpikura dhe nuk i ka thënë.

Sipas mediave në Itali, Konte ka thënë në pak fjalë: “Nëse fitoj titullin në Angli, do të vlente sa 3 tituj te Juventusi”.

Konte përgënjeshtron prerë: “Askush nuk më ka pyetur për gjëra të tilla, për të krahasuar suksesin te Çelsi me ato te Juventusi. Që kur kam ikur nga Italia, po zbaviten të hedhin baltë mbi mua e të më vënë kundër tifozët e Juves, por nuk kam bërë kurrë krahasime dhe nuk kam ndërmend të bëj ndonjëherë. Nuk kam folur kurrë për Juventusin, që kur kam nisur punë te Çelsi, pikërisht për të mos krijuar ndonjë polemikë, por ja që gjejnë mënyrën, duke më dhënë autorësinë e frazave që nuk i kam thënë kurrë. Kjo gjë më tërbon!”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image