“Tërbohet” klubi i Ipko Superliga, shkak Dunga e Orelesi

0

Ismael Dunga dhe Nureden Orelesi janë dy nga lojtarët e lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Gjilanit në Kosovë. Sulmuesi në fakt ka arritur marrëveshjen me Kukësin dhe nesër pritet të hidhet firma në kontratë. Edh për mesfushorin ka pasur zëra dhe lajme që e shikojnë atë si një objektiv për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani.

Te Gjilani nuk janë ndjerë mirë për zërat që po qarkullojnë dhe së fundmi kanë dalë me një deklarët ku hedhin poshtë të kenë biseduar me Orelesin dhe Dungën. Jo vetëm kaq, pasi ka edhe “kërcënimë” për mediat nëse vazhdohet të përdoret emri i Gjilanit.

REAGIMI – “Nisur nga raportimet e fundit në mediat shqiptare dhe ato në Kosovë, Sport Club “Gjilani” demanton zërat e fundit që qarkullojnë për transferime të mundshme në klub. SC Gjilani nuk ka shprehur interesim dhe as nuk ka kontaktuar dy lojtarët e shumëpërfolur: Ismael Dungën dhe Nuredin Orelesin.

Zyra për shtyp e SC Gjilanit dëshiron të informojë gjithë opinionin sportiv se nga klubi janë të autorizuar vetëm dy drejtorët, si dhe trajneri, për të biseduar me futbollistët dhe për të ofertuar në lidhje me interesimet eventuale që ka klubi në të kundërtën do të demantojmë dhe do të përballemi ligjërisht me çdo person që tenton të përfitoj duke përmendur emrin e klubit tonë.

SC Gjilani gjithashtu njofton se drejtuesit e klubit janë në bisedime intensive me disa nga futbollistët të cilët janë në plan për edicionin e ardhshëm dhe shumë shpejtë pritet të ketë zyrtarizime të reja”, shkruhet në deklaratën e klubit të Gjilanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.