“Tërbohet” Evertoni, shpenzon edhe 30 milionë sterlina për dy lojtarë

0

Mançester Junajtid, Çelsi e klubet e tjerë të mëdhenj të Premier Ligës premtojnë blerje të mëdha, por është Evertoni një ndër klubet që po bën namin në merkaton verore.

Klubi nga Liverpuli e ka seriozisht dhe kërkon të ndërtojë një skuadër të madhe, ndaj sot ka bërë dy goditje të tjera, duke e çuar shpenzimin veror në 85 milionë sterlina.

Blerja e parë e ditës ishte sulmuesi Sandro Ramírez, i blerë nga Malaga për 6 milionë euro (5.3 milionë sterlina).

21-vjeçari, i cili shënoi 16 gola në 31 ndeshje për Malagan sezonin e fundit, bashkohet me portierin Pikford dhe mesfushorin Dejvi Klasen.

Ndërkaq, pas Sandros, në mbrëmje Evertoni ka mbyllur edhe blerjen e mbrojtësit të Bërnlit Majkëll Kin, për 25 milionë sterlina, plus 6 milionë bonuse.

Mbrojtësi është pjesë e kombëtares angleze dhe kërkon nga shumë klube, por garën e ka fituar Evertoni, që po ndërton një skuadër fantastike.

Megjithatë, problemi madhor është Lukaku, sepse sulmuesi kryesor kërkon të shkojë te Çelsi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here