Tërbohet Alegri: Mjaft më, kemi lënë 5 pikë!

Trajneri i bardhezinjve ka për të gjithë: Higuain mirë, Dagllas Kosta duhet të integrohet më mirë. Dibala? Duhet më shumë agresivitet te 11-metërshat Nuk mund ta përtypë dot Maks Alegri një humbje si ajo e djeshmja, e ardhur në Torino pak më shumë se dy vite më parë, falë një penalltie të humbur nga Paulo Dibala, siç ndodhi ndaj Atalantës, teksa këtë herë gafa e bardhezinjve kushton 1 pikë. “Duhet të punojmë të rëniet e përqëndrimit. Këmbanat e para kanë rënë në Bergamo, më pas me Sasuolon dhe Torinon. Kemi paguar shtrenjtë një moment shpërqëndrimi, kemi lënë pesë pikë në dy ndeshje. Nuk kemi kuptuar ende se, për të fituar titullin duhet të luftojmë dhe të vuajmë çdo ditë”, kanë qenë fjalët e para të Alegrit.

“Kemi luftuar vetëm në disa raste, ndërsa te të tjerat jemi treguar shumë të lehtë. Më pas djemtë kanë dhënë gjithçka, si përherë. Kemi gjetur një Lacio shumë të mirë dhe pas pushimit ishte skuadra më e keqe me të cilën mund të përballeshim. Disa lojtarë kanë ardhur të lodhur, dikush është edhe dëmtuar, por nuk dua asnjë alibi. Kampionati është ende i gjatë”.

DIBALA – “Gabimi i dytë i Dibalës nga pika e bardhë? Do të vazhdojë të ekzekutojë 11-metërshat, vetëm se duhet ta bëjë me më shumë agresivitet. Duhet të jetë më i qetë”.

TË TJERËT – “Higuain ka bërë një ndeshje të mirë, është treguar i aftë, por i pafat në disa raste. Dagllas Kosta ka bërë mirë në disa gjëra dhe keq në disa të tjera. Ka nevojë të njohë më mirë shokët e skuadrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *