Tërbohen Lila e Kaçe, e mbyllin kampionatin me gol

0

Andi Lila duket se ka zgjedhur ndeshjen e duhur për të shënuar, sepse sot në sfidën Janina-AEK ka shënuar në minutën e 38-të, duke zhbllokuar takimin.

Për mesfushorin e kombëtares sonë është ndarja perfekte me tifozerinë e Janinës dhe kjo ishte ndoshta edhe arsyeja pse luajti nga minuta e parë, duke qenë se divorci me futbollin grek është thuajse zyrtar, me Lilën që pret të transferohet në Azerbajxhan.

Nuk është vetëm Lila që ka festuar sot nga shqiptarët e Greqisë, sepse edhe Ergys Kaçe ka shpërthyer.

Mesfushori ynë e nisi nga minuta e parë në sfidën që PAOK fitoi lehtësisht nga Korfuzit dhe pikërisht ai shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 30-të, me një goditje të bukur me kokë brenda zone.

Fitorja mban PAOK-un në vendin e dytë dhe në pozicion të mirë para fazës play-off, ky klubi nga Selaniku shpreson të mbetet i dyti dhe të kualifikohet për në turin kualifikues në Ligën e Kampioneve.

1-0 Ergys Kaçe Goal -PAOK 1-0 Kerkyra– 30.04… by GSBN

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here