Tërbim “colchonero” me tradhtarin Kurtua

Tibo Kurtua kaloi para pak ditësh nga Çelsi te Reali i Madridit dhe me një goditje bëri armiq pa fund në Angli e Spanjë.

Tifozët e Çelsit e kanë quajtur mashtrues, duke i kujtuar deklaratat e tij plot dashuri për klubin londinez, ndërsa tifozët e Atletikos nuk ia kanë falur tradhtinë e dyfishtë.

Sikur të mos mjaftonte që portieri firmosi për armikun, pas disa sezonesh tek Atletiko, ku sillej si ultras dhe këndonte këngë anti-Real, tani Kurtua shkon deri aty sa prezantohet duke puthur stemën e Realit, duke thënë se shkoi në klubin e ëndrrave.

Kjo ka bërë që Kurtua të kthehet në futbollist të urryer nga pjesa “colchonero” e Madridit dhe dje para Atletiko-Inter disa tifozë vandalizuan pllakatën e vendosur në Wanda Metropolitano në nder të Kurtuasë, për shkak se ka luajtur mbi 100 ndeshje me Atletikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *