“Ter Shtegen duhet të jetë titullar, Nojer nuk është në formë”

Lotar Mateus ishte kapiteni i Gjermanisë në vitin 1990,  kur “pancerat” morën dhe Kupën e Botës. Ish-lojtari i njohur ka komentuar situatën në skuadrën aktuale të Joakim Lëv. Në qendër të vëmendjes ka qenë portieri Manuel Nojer, i cili sipas Mateus nuk është më ai i mëparshmi.

57-vjeçari beson se ka ardhur momenti që hierarkia në portë të ndryshojë dhe Ter Shtegen të ketë mundësinë për të qenë titullar, edhe kur portieri i Bajernit është gati. Mateus e justifikon komentin e tij, duke shtuar se Nojer ende nuk është në formën e tij më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

Manuel Nojer nuk është në formën e tij më të mirë, diçka që është normale, pasi ai vjen nga një dëmtim i gjatë. Nuk ka arritur ende në momentin e tij më të mirë edhe pse është katër herë portieri më i mirë në Botë. Ter Shtegen ka luajtur për shumë  vite në nivele të larat me Barcelonën dhe besoj se duhet të ketë mundësinë për të nisur si titullar edhe kur Nojer është i gatshëm”, përfundon 57-vjeçari gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *