Teqja tregon bisedën me Hamiti: Më tha do të kërkoj falje, Gjici të tregoj fuqinë e tij

0

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Kukësit, ndërsa përballja ka hapur shumë polemika. Kjo për shkak se ndeshja u vendos nga një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Teqja. Të paktën kjo duket në pamje dhe ky ishte vendimi i arbitrit, megjithëse vetë lojtari i Kukësit e ka mohuar një gjë të tillë.

I pranishëm pas ndeshjes në intervistën për “Supersport”, Teqja i bën një thirrjet presidentit Gjici që të reagojë, ndërsa nuk e pranon prekjen me dorë në zonë: “Nuk e kam prekur topin me dorë në zonë. Nuk e di sesi e mbajta veten atje, më tepër nga eksperienca. I thashë arbitrit këtë gjë dhe në fakt penalltinë e ka dhënë ai që gjendej pas porte. Hamiti tha se do e shikonte rastin dhe nëse do të ishin të vërteta fjalët e mia, do të më kërkonte falje. I bëj thirrje edhe presidentit Gjici që të tregojë fuqinë e tij”, ka thënë Teqja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.