Teqja me ekip të ri, shoku i skuadrës bën zyrtarizimin

Ditën e djeshme është arritur akordi mes Kukësit dhe Kamzës për të shkëmbyer dy lojtarë. Mbrojtësi Harallamb Qaqi është përshëndetur me lojtarët e Kukësit dhe pritet të vihet nën urdhrat e Ernest Gjokës. Ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar i klubeve.

Ndërkohë kalimin e mbrojtësi Olsi Teqja te Kukësi ka menduar ta zyrtarizojë portieri Ilir Avdyli. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Fat të mirë bishë”. Portieri ka qenë shok skuadre me Olsin te Tirana, Shkëndija dhe tani te Kamza.

Postimi i portierit Ilir Avdyli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *