Teqja lë Shqipërinë për Tetovën

0

E donte gjysma e Kategorisë Superiore, u afrua shumë me Partizanin, por në fund nuk ka firmosur për askënd në Superiore.

Olsi Teqja ka mbyllur llogaritë me Tiranën dhe tashmë ka zgjedhur Shkëndijën e Tetovës si destinacionin e ri.

Qendërmbrojtësi lë Superioren pas 7 vitesh të shkëlqyer, që e çuan nga Kastrioti, te Bylisi, Laçi e në dy sezonet e fundit te Tirana.

Për 28-vjeçarin vjen aventura e parë jashtë Shqipërisë, por jo shumë larg, sepse shkon në Maqedoni, mes shqiptarëve.

Teqja kishte oferta dhe nga Partizani, por ky kalim nuk u bë i mundur për shkak se tifozët i ushtruan presion klubit, për të mos e bërë të vetin një lojtar nga rivalët e Tiranës. Ditët e fundit edhe Kukësi i bëri ofertë, por Teqja hezitoi, duke preferuar Shkëndijën, ku sot ka firmosur një kontratë 2-vjeçare në praninë e menaxherit Andi Matraxhiu dhe do të prezantohet në orët e ardhshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here