Teqja: Kam fituar gjithçka, edhe titullin kampion e fitoj me Kukësin

Mbrojtësi Olsi Teqja u zyrtarizua dje te skuadra e Kukësit dhe së bashku me Valdet Ramën, ishin dy zyrtarizime me bujë te skuadra verilindore. I ardhur nga skuadra e Kamzës, Teqja pritet të përforcojë repartin e mbrojtjes të Cungut. Në fjalën e tij për “Supersport”, Teqja tha se i vetmi trofe që i mungon është titulli kampion në Shqipëri, pasi të gjithë trofetë e tjerë i ka fituar. Mes të tjerash, mbrojtësi tha:

“Kam ardhur te Kukësi me shumë dëshirë. I ka dhënë tonin futbollit shqiptar vitet e fundit dhe kërkon me doemos të fitojë titullin kampion. Kam ardhur këtu se është një sfidë që më pëlqen dhe të gjithë së bashku do të bëjmë maksimumin për titullin.

Kur më kontaktoi Kukësi, thashë “Po” menjëherë. Në fakt, doja të vija dhe para dy vitesh kur kishin interes për mua, por gjithsesi jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre. Me aq sa shoh, Kukësi është ekip i kompletuar dhe besoj se do të jemi të suksesshëm.

Cungu i di aftësitë e mia dhe më vjen mirë që më beson. Do të luaj kudo në fushë. Të them të drejtën, më mungon titulli kampion, pasi Kupën e kam fituar në Shqipëri, edhe në Maqedoni kam fituar titullin dhe Kupën e Maqedonisë, prandaj më ka mbetur vetëm titulli kampion në Shqipëri”,- tha Teqja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *