Teoritë konspirative plasin për Realin, për golin e Ramos nuk mjaftojnë as përsëritjet

Reali ka prekur fundin dhe mund të festojë për një pikë të marrë në shtëpi ndaj Club Brugge. Ky ishte realiteti i ndeshjes së sapo mbyllur në “Champions League” me rezultatin  2-2. Miqtë e mbyllën në avantazhin 0-2 pjesën e parë, derisa erdhi barazimi i vendasve.

Fillimisht me golin e Ramos, atje ku duhet edhe të ndalemi. Polemika të mëdha ka pasur ky rast, ndërsa në rrjetet sociale kanë plasur menjëherë teoritë konspirative se UEFA po e ndihmon hapur Realin.

Pasi janë parë pamjet me VAR, goli i është quajtur Sergio Ramos, megjithëse në pamje të parë duket si “offside”. Kjo ka sjellë diskutime të mëdha, sa i përket vendimeve që merren nga arbitrat dhe pas futjes së kësaj risie të re. /Sport Ekspres/