Tentoi t’i ikte policisë, aksidentohet sulmuesi i Sampdorias

Sulmuesi i Sampdorias Greguar Defrel është bërë protagonist i një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme në rrugët e qytetit të Xhenoas.

Futbollisti francez iu largua postbllokut të policisë me automjetin e tij Mercedes Benz model  C63 dhe në përpjekjeve për t’iu larguar policisë  u përplas me një sërë makinash dhe tabelash rrugore.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, Defrelit iu pezullua patenta, ndërsa u gjobit dhe për mosrespektim të semaforit. Klubi i Sampdorias ka reaguar në lidhje me këtë incident, ku ka paralajmëruar se do të marrë masa disiplinore për lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *