Tensioni në Lushnjë, ballshiotët: Dhunë barbare, goditën edhe trajnerin!

0

Bylisi ka fituar kundër Lushnjës në stadiumin “Roza Haxhiu”, por kjo ndeshje është shoqëruar me tension. Ofendimet, por edhe hedhjet e sendeve në fushë nuk kanë munguar. Kështu, minimalisht lushnjarët do të gjobiten.

Por këtë herë rrezikojnë mbylljen e stadiumit, pasi disa herë më parë Komisioni i Disiplinës i ka gjobitur. Ndërkohë nga ana e klubit ballshiot ka ankesa për dhunë. Sipas tyre, sulmuesi Kofi dhe trajneri Dovedan janë goditur.

“Dhunë barbare! FSHF të marrë masa, pasi krahas sulmuesit Dose është goditur dhe trajneri Veljko Dovedan! Jo vetëm kaq, por është nxjerrë jashtë edhe e vetmja femër në stadium, gazetarja e FSHF-së! FSHF të dënojë ashpër dhunën e Lushnjës!”, shkruhet në postimin e klubit ballshiot.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.