Tensioni “Murinjo-Pogba”, gjithçka filloi pas një postimi në “Instagram”

Situata te Mançester Junajtid nuk është aspak e qetë. Pamjet filmike të “Sky Sports”, tregojnë qartë se midis Pol Pogbas dhe Zhoze Murinjos ka një tension jo dhe aq të heshtur. Francezit iu hoq shiriti i kapitenin para pak ditësh pas lojës së dobët në barazimin 1-1 ndaj Ulverhemptonit, ndërsa incidenti i sotëm ka të bëjë me një episod jashtë fushës së blertë.

Sipas “The Times”, Murinjo është tërbuar ku ka mësuar se futbollisti francez ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” gjatë takimit të djeshëm në kuadër të “Carabao Cup”, ku Junajtid u eliminua nga Derbi pas goditjeve të 11-metërshave.

https://twitter.com/_Zoobz/status/1044995100294762497

Në video shikohet Pogba duke bërë shaka me shokët e skuadrës, Andreas Pereira dhe Luk Shou. Sipas medieve angleze Murinjo e pyet futbollistin francez se kur e kishte postuar videon, para ose pas ndeshjes. Pogba i ka thënë se nuk kishte se si të qeshte para gjithë botës pas një humbje të ekipit të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *