Tensioni dhe dhurata e Laçit, Refik Halili flet hapur

0

Në fund të ndeshjes Tirana-Skënderbeu pati tension në tribunë, ndërkohë që një koment në lidhje me atë ngjarje të shëmtuar e ka bërë edhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili. Kreu i klubit kryeqytetas kërkon që të mos zmadhohen gjërat.

“Për vetë pozicion në tabelë, kuptohet që tensioni është i madh. Sa i takon momenteve të fundit të ndeshjes, ishte një gëzim për ne dhe më pas pati diçka të vogël. Them që nuk duhet bërë kaq shumë alarmante sa u bë aty në mes nesh. Kemi kaluar një situatë të vështirë, shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”, u shpreh Halili.

I ngacmuar në lidhje me golin e Laçit në shtesë, që i dha mundësinë Tiranës të rriste diferencën me Kastriotin, Halili shtoi: “T’iu them sinqerisht më kanë thënë se Laçi është në disavantazh me Kastriotin dhe ne nuk kishim shënuar. Jam zakonisht i qetë dhe nuk e bëj unë rezultatin si dua. Ishte fat edhe për ne. Mbetëm me 10 lojtarë dhe mendoj se rezultati na nderoi. Shpresoj ta mbyllim me sukses këtë kampionat të vështirë”, përfundoi Halili.

DENIS LALA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.