Tension te Spanja, Pike ofendohet nga tifozët

Spanja ka nisur stërvitjen para ndeshjes kundër Shqipërisë dhe atmosfera është mjaft e rënduar. Stërvitja po zhvillohet në Madrid dhe në seancën e vetme zhvilluar dje, me dyer të hapura në Las Rozas tifozët e shumtë të pranishëm kishin në shënjestër Zherard Pikenë.

Mbrojtësi i Barcelonës është mjaft aktiv kur bëhet fjalë për të mbështetur kërkesën për pavarësi të Katalunjës dhe për këtë kritikohet ashpër, edhe pse luan për kombëtaren spanjolle.

Sa herë prekte topin, tifozët brohorisnin kundër tij, me shprehje të rënda, si ajo “Piqué, cabrón, España es tú nación” (“Pike, idiot, Spanja është kombi yt”), apo “fuera, fuera!”, për të lënë kombëtaren. Një tjetër parullë u hoq nga policia, sepse shkruhej “Pike, je për të vjellë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *