Tension në Katalunjë, Reali “i blinduar” për të dielën

Reali i Madridit do të luajë pasditen e së dielës në Zhirona, apo Herona sipas pjesës tjetër të Spanjës. Një ndeshje normale kampionati, në teori, por tensioni është i madh për vizitën e parë në histori të Los Blancos në Estadi Montilivi.

Në Spanjë flitet se ndeshja mund të shtyhet, nëse qeveria katalanase deklaron pavarësinë nga Spanja, pas referendumit të zhvilluar pak kohë më parë.

Reali ka marrë masa sigurie në prag të sfidës, duke udhëtuar me një autobus pa logon e klubit, ndërsa do të jetë në Zhirona që të shtunën.

Trajneri Zinedin Zidan është munduar të ulë tensionin: “Nuk jemi të shqetësuar, siguria do të jetë e garantuar, si zakonisht. Kemi dëgjuar diçka rreth shtyrjes së mundshme të takimit, por duam të luajmë dhe besojmë se nuk do të kemi probleme”.

Më parë Barcelona e luajti pa tifozë sfidën kundër Las Palmasit, si pasojë e trazirave në qytet gjatë referendumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *