Tension në Bremen, sulmohet autobusi i Hamburgut

0

Vetëm para pak ditësh bëri bujë sulmi i rëndë me bomba ndaj autobusit të Borusias së Dortmundit, ku mbeti i plagosur edhe mbrojtësi spanjoll Mark Bartra.

Megjithatë, në Gjermani nuk ka pushim për askënd dhe derbi verior mes Verder Bremenit e Hamburgut mbetet një rast i mirë për të krijuar trazira.

Një grup tifozësh të Verderit sot sulmuan me kanaçe, shishe e gurë autobusin e Hamburgut, që pësoi disa dëmtime dhe iu thye një xham.

Për fat, asnjë problem për Mavraj&Co.m, por është një ngjarje që ka shqetësuar jo pak Hamburgun dhe autoritetet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here