Telushi, te Partizani në janar

Bruno Telushi kthehet në Superiore. Vetëm pak muaj ka zgjatur aventura e vlonjatit në futbollin kroat, sepse tashmë malli për Shqipërinë ka fituar.

Mesfushori i fuqishëm do të mbyllë vitin te Slaveni kroat dhe prej janarit do të veshë fanellën e Partizanit.

Lajmi është dhënë sot në Supersport, para ndeshjes Partizani-Teuta, ndërsa shton goditjet e mëdha në këtë merkato që po afron, sepse edhe Flamurtari ka nisur një fushatë të fuqishme përforcimesh.

Me Telushin Partizani përforcon ndjeshëm qendrën e mesfushës, që do të thotë se do të ketë edhe ndonjë largim, ku nuk përjashtohet mbyllja e kontratës me hungarezin Adorjan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *