Telushi “merr pushimet”, por Gegës i rikthehet “asi nën mëngë”

Bruno Telushi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të vitit për skuadrën e Partizanit. Mesfushori vlonjat u ndëshkuam e karton të verdhë në përballjen me Kukësin, çka do i kushtojë mosprezencën në takimin e fundit të javës së ardhshme në Gjirokastër.

Vlonjati është ruajtur prej javësh që të mos ndëshkohej, por nuk e shmangu diçka të tillë dhe në takimin me verilindorët, duke e detyruar gjyqtarin Jorgji që t’i tregonte dhe kartonin e katërt të verdhë për këtë edicion që në pjesën e parë. Gjithsesi, gega nuk ka pse të shqetësohet pasi do të ketë në dispozicion një prej lojtarëve që këtë edicion ka qenë mjaft i rëndësishëm.

Jasir Asani nuk ishte prezent në takimin e djeshëm, për shkak kartonësh, por tani që e shleu pezullimin do jetë gati për të zbritur në fushë që nga minuta e parë në takimin e javës së ardhshme. Asani ka realizuar 4 gola këtë sezon dhe është shënuesi më i mirë për “demat” së bashku me Telushin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *