Telushi: Jam si Gatuzo, ende nuk e besoj se jam kampion i Shqipërisë

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, mungoi në takimin kundër Tiranës. Megjithatë, Telushi nuk mund të qëndronte larg skuadrës. Mesfushori i “Demave” foli për Supersport pas ndeshjes derbi, ku u shpreh:

TITULLI – “Normalisht që jam shumë i lumtur, por te them të drejtën, nuk më besohet ende që jam kampion. E kam vuajtur shumë këtë takim në tribunë, pasi nuk jam mësuar që të shikoj shokët e mi të luftojnë e unë të mos jem aty. Ishte një atmosfertë fantastike, përjetova shumë emocione”.

FILLIMI I SEZONIT – “E kam thënë dhe herë tjetër, që ndryshuan shumë gjëra, ndryshoi dhe stafi. Të gjithë çunat kanë qenë të mirë, si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj. Të gjithë kemi ulur kokën dhe kemi dëgjuar më të madhin, kështu patëm sukses”.

STILI I LOJËS – “Unë dua të them që për pjesën e kartonëve, e kam ulur shumë dozën, pasi e mbyllja e sezonin me 34 kartona, ndërsa këtë vit vetëm me 8. Dua të them se ky është karakteri im dhe nuk mund të zbutem më shumë. Mund të krahasohem me Gatuzon, kështu e mendoj. Është karakteri im”.

TOLERIM – E kemi diskutuar jo në këtë pikë që t’i lëmë ndonjë pikë Tiranës. Diskutuam që na vjen keq nëse Tirana bie. Duam që të shpëtojë, pasi derbi është derbi. Vjet nuk kishte kuptim sezoni pa derbi. Shpresoj të mos ndodhë sërish”, tha Telushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *