Telushi firmos dhe prezantohet në Kroaci

Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i klubit kroat Slaven Belupo.

Mesfushori i fuqishëm ka firmosur një kontratë 2+1, duke u larguar sërish nga Shqipëria, pas disa vitesh të suksesshme te Flamurtari.

26-vjeçari ka luajtur te Flamurtari në 6 sezonet e fundit, pas kthimit nga Italia, si dhe u bë pjesë e Shqipërisë U-21 në vitin 2011, ndërsa më pas u bë edhe kapiten i Flamurtarit.

Në sezonin e fundit Telushi shënoi 7 gola në 37 ndeshje mes kampionatit e kupës, duke shkëlqyer dhe duke u konfirmuar si një lojtar lider në Vlorë, aty ku lë zemrën e vet, por siç thotë ai vetë, “herët a vonë do të kthehem në shtëpi, pasi në Shqipëri Flamurtarin nuk e ndërroj me asnjë klub”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *