Telushi: Bëmë autokritikë, kundër Skënderbeut ishte humbje e rëndë

0

Kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, ka folur në Supersport pas fitores së madhe në Gjirokastër, ku shënoi golin vendimtar.

“E nisëm keq, kemi qenë shumë të ngarkuar emocionalisht, por në pjesën e dytë gjetëm forcën të reagonim, morëm 3 pikë të arta.

“Debati me tifozët javën e shkuar? Ata kanë të drejtë, duan fitore, duan të vijnë në stadium e të kënaqen. Atë ndeshje tifozët e donin me çdo kusht, sepse kundër Skënderbeut është histori më vete, duhet gjithnjë fitore, ndaj na tërhoqën pak veshin.

“Pse vijnë këto rezultate? Problemi është te fillimi i kampionatit, kur e nisëm keq dhe mbetëm pas në renditje. Na hoqën edhe 6 pikë, sepse po t’i kishim, nuk do ishim në këtë gjendje.

Loja? Kemi luajtur mirë çdo ndeshje, vetëm në Laç luajtëm keq, ndërsa me Duron kemi luajtur shumë mirë dhe nuk kemi pasur as fat, sepse në disa ndeshje meritonim fitore.

“Premio 20 milionë për fitoren? Po, është e vërtetë, sot zoti Idrizi erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na e përsëriti”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here