Telenovela Kumbulla vazhdon/ Lazios nuk bind me ofertën, Verona hap derën për të dëgjuar propozimin e Interit

U duk sikur çdo gjë u mbyll me shtrëngim duarsh dhe mbetej vetëm firma në kontratë që Kumbulla të vishte fanellën e Lazios. Por telenovela e transferimit të tij do të zgjasë më gjatë. Oferta e ekipit të Tares nuk ka lënë tërësisht të kënaqur Setti-n, i cili duke e ditur mjaft mirë se çfarë talenti ka në klubin e tij është i hapur të dëgjojë oferta të tjera.

Kështu sipas asaj që flitet në Itali, presidenti i Veronës do të takohet edhe me menaxherët e Interit. Setti dëshiron të dëgjojë edhe fjalën e tyre, ndërsa më parë refuzoi 18 milionë euro dhe shërbimet e Salcedo nga zikaltrit. Në këtë mënyrë Interi e ka të qartë se duhet të ofrojë më shumë për të blerë Marash Kumbullën. Në fund te Verona do të bëjnë vlerësimet e tyre për të vendosur përfudnimisht edhe mbi të ardhmen e mbrojtësit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *