Telenovela Ikardi | Uanda në lot: Interi familja jonë, nuk duam të largohemi

Uanda Nara foli për herë të parë në lidhje me heqjen e shiritit të kapitenit të Mauro Ikardit nga drejtuesit e klubit të Interit. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e lojtarit u përlot gjatë emisonit, ku dha se nuk kishte marrë asnjë paralajmërim për këtë vendim të klubit dhe se familja e saj është e gjitha interiste dhe si e tillë nuk ka i shkuar ndërmend të largohet nga Milano.

“Disa njerëz thonë se shiriti i kapitenti i pakuptimtë, por për Mauron (Ikardin) ishte s’i të hiqnin njërën këmbë se sa thjesht krahun. Ai vesh fanellën me kaq shumë krenari dhe nëse do të nevoja në të shkuarën për të zgjedhur midis parave dhe fanellës ai do të zgjidhte gjithmonë fanellën”

“Nuk më dhanë asnjë paralajmërim. Jam gjithmonë në kontakt me klubin, por e mora vesh lajmin për heqjen e shiritit të kapitenit nga një postim i klubit në rrjetet sociale. Kam pasur pak më parë një takim që zgjati tre orë për drejtuesit, por s’ma përmendën kurrë këtë”

“Mauro ka shënuar 120 gola me këtë fanellë dhe kur askush nuk ishte më besim, ai ishte i pari që merrte topin dhe çonte skuadrën përpara, pasi ai beson te kjo skuadër. Mbetemi jë familje interistësh, s’ka rëndësi nëse ai është në fushë ose jo”.

“Interi është familja ime, dhe kështu kur ndodhi incidenti kur më goditën makinën me gur, të parët që mora në telefon ishin njerëzit e klubit. Ikardi në atë momente ndodhej në gjumë, pasi ishte stërvitur pasdite. Nuk kemi në plane të largohemi pa asnjë dyshim”, tha Nara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *