Telenovela “Ikardi” drejt zgjidhjes, ish-kapiteni rikthehet në stërvitje

Interi dhe Mauro Ikardi po kalojnë një krizë të madhe prej kohësh. Ish-kapiteni zikaltër, është kthyer në çështjen kryesore prej më shumë se një muaji. Gjithsesi, “telenovelës” duket se po i vjen fundi, me zhvillimet e sotme që padyshim kanë sjellë disi buzëqeshjen te kampi interist.

Mauro Ikardi është rikthyer ditën e sotme në stërvitje, ku mungonte prej disa javësh. Seanca stërvitore e sotme nuk është se kishte ndonjë vëmendje të madhe, pasi shumica e lojtarëve janë në grumbullimet e kombëtareve respektive, por rikthimi i ish-kapitenit ka bërë bujë të madhe.

Duket se palët tashmë po shkojnë drejt zgjidhjes së çështjes dhe në ndeshjen e ardhshmë, atë ndaj Lacios, pritet që Ikardi të grumbullohet me ekipin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *