Telenovela De Ligt pranë fundit, ja finalja e saj

0

De Ligt është e sigurtë që do të largohet nga Ajaksi këtë verë, por është shndërruar në një telenovelë me shumë seri destinacioni i tij përfundimtar.

Mbrojtësi nuk po arrin të marrë një vendim final. Klubet e mëdha qëndrojnë në pritje për të. Agjenti i tij Mino Raiola me veprimet e tij krijon edhe më shumë “tym” rreth të ardhmes së De Ligt.
Barcelona ishte shumë pranë tij, por një mosmarrëveshje mes katalanasve dhe menaxherit italian ka sjellë në ndalimin e operacionit. Raiola kërkon një shifër prej 15 milionë euro si komision.

Junajtid ishte i gatshëm t’ja jepte, por edhe pista e “Djajve të Kuq” është zbehur. Këtu mund të ketë ndikuar dëshira e lojtarit. Vështirë se ylli i Ajaksit do të zgjidhte të vazhdonte karrierën në një klub që, ka formën e një kantieri ndërtimi.

Mançester Siti dhe Liverpul janë dy alternativat favorite të momentit. Të dyja këto ekipe po dominojnë futbollin anglez dhe jo vetëm. De Ligt do e pëlqente një bashkim me Klop ose Guardiola.

Te të dy klubet ai ka shumë mundësi të jetë titullar. Me atë që ka treguar ai arrin të mundë konkurencën e Otamendit dhe Stones, për të qenë partner me Laporte. Ndërkohë te Liverpul do e kishte të lehtë të ishte partneri i Van Dajk si në kombëtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.