Telefonin nuk e hap, trajneri i Zvicrës bën tjetër udhëtim për kapriçot e Shaqirit

Në Zvicër po e vuajnë shumë atë lamtumirë të parakohëshme të Shaqirit nga Kombëtarja. Një e drejtë e pa dhënë apo një llastim i tepruar? Në Zvicër ende nuk janë të sigurtë për atë që po ndodh me tyre dhe sulmuesit shqiptar. Megjithatë koha për të arritur në përgjigje nuk pret duke mos i kushtuar shumë rendësi asaj që ndodhi. Zvicra ka nevojë urgjente për Xherdan Shaqirin. Nisur nga kjo nevojë, trajneri i zviceranëve, Vladimir Petkovic ka ndërmarrë një tjetër udhëtim drejtë Anglisë.

Gjatë ditës së djeshme trajneri ka zbritur në Liverpool së bashku me drejtorin e Kombëtares Zvicerane. Petkovic nuk pret dot më gjatë duke shkuar vet drejt lojtarit të tij për të zgjidhur çdo mosmarrveshje. Ndërkohë pak ditë më parë mediat zvicerane zbuluan se kjo është mundësia e vetme e kontaktit mes Zvicrës dhe Shaqirit, pasi nuk e hap telefonin.

Ndoshta me një surprizë të bukur duke i paketuar edhe shiritin e kapitenit me vete, por ende nuk dihet si do ndodh joshja për Shaqirin. Edhe pse i dëmtuar, Zvicra mendon të mos luaj asnjë ndeshje pa Shaqirin. Lista e Petkovic do t ëjetë gati të premten e ardhshme duke I lënë jo më tepër se 10 ditë trajnerit të bind sulmuesin shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *