Telefoni! Goli i Uzunit dhe mesazhi i gjithi për Kombëtaren, përqafon edhe trajnerin

Myrto Uzuni ka arritur të shënojë në përballjen e Lokomotivës së Zagrebit kundër Rijekës. Një përballje e mbyllur me rezultatin 1-1. Vendasit do të kalonin të parët në avantazh, ndërsa sulmuesi shqiptar barazoi në minutën e 50.

Një gol dhe kordinim i bukur nga ky futbollist, që menjëherë dha edhe mesazhin me festën e tij. Duke qenë se ishte pjesë në listën e pritjes te Shqipëria, Uzuni ka bërë shenjën e telefonit. Mesazhi është tërësisht i qartë, ndërsa ka shkuar të festojë edhe me trajnerin e Lokomotivës së Zagrebit. /Sport Ekspres/