Telefon dhe muhabet kafeneje, Jemini: Nuk më kanë pezulluar zyrtarisht

Çudirat e futbollit shqiptar janë të shumta, aq sa askush nuk është se habitet më, ndaj nuk përbën ndonjë lajm kur ndonjë arbitër fshihet nga listat e Federatës me një të rënë të lapsit, për ndonjë gabim në ndeshjet e gjykuara.

Lorenc Jemini ka disa muaj që nuk është më arbitër, praktikisht, sepse është përjashtuar nga Federata, edhe pse nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këtë çështje dhe nuk flet askush, a thua se është një temë tabu. Vetë Jemini, i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, rrëfen se ende nuk i është komunikuar me shkrim arsyeja e pezullimit dhe afati.

“Nuk kam marrë as një komunikim zyrtar në lidhje me pezullimin tim. As me shkrim e as me gojë. Kam pasur vetëm një telefonatë, ku më thanë se do të jem i pezulluar përkohësisht, por edhe sot pas 5 muajsh, ende nuk më është komunikuar zyrtarisht shkaku dhe kohëzgjatja e pezullimit. Më thonë që do të më rikthejnë së shpejti, por edhe kjo në biseda kafeneje, jo në rrugë zyrtare”, tha gjyqtari.

“Kontaktova me email zyrtarë të FIFA-s, për t’i pyetur në lidhje me pezullimin tim, arsyet dhe shkresën zyrtare dhe ata më thanë që problemin ta kërkoj diku tjetër, pra te FSHF-ja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *