Telashe për Arsenalin, Unai Emeri humbet një tjetër yll

0

Një lajm i keq ka ardhur nga infermieria për Unai Emeri, i cili ka humbur shërbimet e një prej lojtarëve kryesore të ekipit në këtë periudhë festash për shumicën dhe tepër intensive për klubet e Premier Ligës.

Henrik Mkitarian, i cili është lojtari i dytë më i paguar i ekipit pas Mesut Ozil, ka pësuar një dëmtim në gishtin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së kupës kundër Totenhemit dhe ai do të mungojë për një farë kohe.

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar problemet e mesfushorit ofensiv dhe ai do të qëndrojë jashtë rreth 5-6 javë. Mkitarian pritet të rikthehet në fundin e muajit shkurt, duke iu shtuar mungesave të Deni Uellbek dhe Rob Holding, të cilët e kanë mbyllur sezonin e tyre me “topçinjtë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.