Telashe pafund, “ylli” i Realit 7 kg mbipeshë!

“Dita e mirë, duket që në mëngjes” – thotë populli dhe situata e Real Madrid e demonstron më së miri. Klubi i famshëm spanjoll po has probleme të mëdha. Dëmtimet e Asensios, Mendi dhe Joviç, situata me Garet Bejl, “ndarja” e ekipit në dy pjesë në lidhje me uellsianin dhe problemet mes Perez dhe Zidan nuk janë shenja të mira. Për fat të mirë sezoni i ri nuk ka nisu ende, por ai është te dera.

Sikur të mos mjaftojnë këto të gjitha, Reali është shqetësuar edhe në lidhje me Eden Hazard. Belgu është blerja më e mirë e merkatos deri tani, por ka një problem. Sport raporton se fantazisti është mbipeshë.

Ai nuk ka mbajtur regjim gjatë pushimeve dhe Sport raporton se ndodhet 7 kg sipër peshës natyrale! Stafi teknik do ta ndihmojë për të “zhdukur” kilet e tepërta dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Hazard, i cili duhet të jetë në formë për nisjen e sezonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *