Teknologjia vendimtare, Francë-Spanjë ndryshoi totalisht

0

Teknologjia në futboll, duhet apo jo? FIFA ka qenë gjithnjë kundër, pasi gabimet janë njerëzore, por në njëfutboll kaq të shpejtë, a mundet që një arbitër të marrë në 2-3 sekonda një vendim që mund të ndryshojë totalisht fatet e ndeshjes? Dje në miqëosren Francë-Spanjë erdhi shembulli ideal: dy gola, dy vendime të gabuara të arbitrave, dy vendime të korrigjuara nga teknologjia, brenda më pak se një minute. Pse të mos përdoret teknologjia në futboll?

Minuta 47, Antuan Grizman shënoi dje në miqësoren kundër Spanjës, festë për shumë sekonda, derisa erdhi vendimi: goli anulohej.

Pas protestave të Spanjës, arbitri i takimit, gjermani Feliks Zvajer, u konsultua me arbitrin shtesë, që monitoron videon dhe përsëritjet e aksioneve. Vendimi: goli ishte i parregullt! Nga avantazhi i Francës, ndeshja u kthye në barazim dhe më pas Spanja fitoi ndeshjen.

Minuta 77′, sulmuesi i Milanit Zherard Deulofeu shënon golin e dytë për Spanjën, anësori ngre flamurin dhe e anulon për pozicion jashtë loje. Vendimi pranohet qetësisht nga spanjollët, por arbitri, për të qenë i sigurt, pyet arbitrin shtesë dhe pas një dialogu për rreth 40 sekonda, vendos: Goli ishte i rregullt!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image