Teknologjia dhe super Berisha, ndalet “makina” juventine!

Juventusi ndalon te më e bukura. Pas 6 fitoresh radhazi, skuadra e Alegrit barazon në Bergamo, përballë hirushes së kampionatit italian, që nga vjet sivjet nuk ka ndryshuar aspak, edhe pse ka shitur shumë futbollistë. Në “Atleti Azzurri” të Bergamos, skuadra bluzi e ka nisur mjaft keq, duke pësuar dy gola me anë të Bernardeskit dhe Higuainit, por vendësit reagojnë me golin e Kaldarës, që rihap rezultatin, ndërsa është Kristante ai që në 67’ shënon edhe golin e barazimit 2-2, teksa Alegri shpërthen në bankinë.

https://www.youtube.com/watch?v=52Crx1sSteo

Emocionet shtohen dhe Juventusi gjen golin me Manxhukiç, por teknologjia bën që anullohet, pasi është një faull për bërrylin e hapur të Lihtshtajnerit, kur nisi aksionit në krah për bardhezinjtë. Më pas, Atalanta ka shansin për golin e tretë, teksa është teknologjia që i vjen në ndihmë Juves këtë herë, me penalltinë e akorduar për ngritje të krahut nga Petanja në murin e goditjes së dënimit nga Dibala. Pikërisht argjentinasi (10 gola deri tani) merr vrull nga 11-të metërshi, por gjen reagimin fantastik të Berishës, që i kutpon krahun dhe mban rezultatin 2-2 pas 6 minutash shtesë.

https://www.youtube.com/watch?v=h_mk9ygmZl0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *