Tek Interi 17 vjeç, De Biazi rrëfen pse dështoi!

0

Italiani foli për humbjet në jetë: “Janë pjesë e jona. Kur isha 17-vjeç, e gjeta veten te Interi, në dhomë me të madhin Sandro Macola. Isha gati fizikisht, por jo psikologjikisht”

I ftuar në eventin e organizuar nga Ministria e Inovacionit, ku tema ishte “s’i e dreqosa!”, aty ku ishin pjesmarrës edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, por edhe ministrja në fjalë, Milena Harito, por edhe këngëtarja Rovena Dilo (që gjithashtu treguan historinë e tyre të jo suksesit dhe suksesit), trajneri i Shqipërisë, ka thënë fjalën e tij, duke treguar historinë te Interi, kur ishte ende një “çunak”, por edhe me Shqipërinë, mes paragjykimeve dhe triumfit final: “Më thanë që të sillja 7 foto të jetës time, pra karrierës futbollistike… Mirëmbrëma, jam i lumtur që ndodhem këtu mes jush. Edhe pse, momenti nuk është nga më të mirët, duke qenë se vijmë nga tre humbje radhazi (katër, nëse merret dhe miqësorja ndaj Bosnje Hercegovinës). Pra, kush më shumë se sa unë mund të flasë për humbjet. Le të themi që humbja është pjesë e jetës sonë. Kush s’ka pasur humbje të vogla në jetën e tij, në shkollën, gjatë ditëve, por ndihmojnë nëse ne arrijmë t’i lexojmë për atë që janë. Janë mësim, sepse na japin eksperiencë dhe na ndihmojnë të rritemi në jetën profesionale, në çift. Çdokush jeton eksperienca. Ne i kemi jetuar bashkë disa shumë të bukura. Ato që arritëm aty lart, ku askush s’e priste përpara kualifikimit në Europian.

Dhe janë eksperienca me emocion të fortë, që na ndihmojnë të kuptojmë se nëse impenjohesh në jetë, arrin objektiva. Objektivat duhet të jenë të mundur. Jo shumë të ulët, ashtu sikurse shumë të lartë. Të mesëm, le të themi. Për atë që më përket, në jetë kam pasur një sërë përvojash. Në fillim si lojtar, ku shkova të luaja si djalosh te Interi. Unë, djalosh nga një qytet me 3 mijë banorë që e gjeta veten në moshën 17-vjeç me Sandro Macolën në dhomë, një ndër lojtarët më të mëdhenj italianë të viteve ’70. Ishte si të prekja qiellin me një gisht. Diferenca, frika që qëndroja pranë një figure të tillë. Unë,që isha askushi dhe që ulesha në tavolinën e të mëdhenjve. Le të themi që në atë këndvështrim ndihesha si i ndrojtur. Vuajtja pasojat psikologjike, por fizikisht mund të konkurroja”, tha trajneri italian,  që më pas kthen kokën te fotografia pas tij, ku duket te Kremoneze bashkë me Vialin.

I çmenduri  – Më pas, trajneri italian vazhdoi me rrëfimin e tij: “Duhet të përballesh me gjërat në jetë me thjeshtësi. Nëse ne jemi të thjeshtë dhe të bindur në mundësitë tona, arrijmë objektiva që askush s’i imagjinon. Shpesh kemi frikë të përballemi me sfida. Sfidat, për mua, janë të rëndësishme. Kur vendosa të drejtoja në Shqipëri, pjesa më e madhe e kolegëve më tha “çfarë bën? Je i çmendur? Nëse dështon aty, more fund”. i thashë se do ta provoja dhe më pas të shihja çdo të ndodhte. Sot kemi 5 vjet e gjysmë që jam këtu dhe përvoja ime ka qenë më se pozitive. Bashkë përjetuam emocione dhe punuam shumë, ndërtuam grup. Skuadra besoi te vlerat dhe mundësia për të arritur diçka. Këto vlerat të japin mundësi të drejtosh edhe kampionë si Roberto Baxhio (tregohet foto e bishtalecit hyjnor kur e kishte te Breshia).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here