Tefik Osmani, një muaj jashtë fushe

0

 

Lojtari i Skënderbeut, mbrojtësi Tefik Osmani, dje ka kryer një vizitë në një klinikë italiane në kryeqytet. Mjeku Jorgo Pantazi tha se përgjigja e rezonancës vjen të enjten nga Italia, ndaj dhe nuk mund të flasë me shumë detaje. “Osmani ka një tërheqje muskulore në pjesën përpara të kofshës së djathtë. Atij do t’i duhen minimalisht tri javë për t’u riaftësuar, por përjashtohet mundësia që të kërkojë më shumë kohë”, – ka pohuar dje mjeku i skuadrës kampione. Në mungesë të Osmanit, nga minuta e parë do të luajë Abazi në të majtë dhe në qendër përsëri Arapi me kroatin Radas. Pas rikthimit të bujshëm me golin në Kupë ndaj Flamurtarit, mbrojtësi është dëmtuar sërish dhe do të mungojë për një muaj tjetër. Gjithçka ndodhi në ato 15 minuta të para të ndeshjes ndaj kuksianëve.

 

Martins dhe Stojkov luajnë për një vend titullari

Me rikthimin e Shkëmbit, sipas të gjitha gjasave, në sulm do të jetë vetëm njëri mes Stojkovit dhe Martinsit. Në përqindje më të madhe, trajneri Josa do t’i besojë brazilianit, i cili edhe me kuksianët ka marrë shumë përsipër. Nga ana tjetër, pak ka bërë maqedonasin, që në atë ndeshje ishte thuajse i padukshëm në lojë. Në këto kushte, të shtunën Skënderbeu do të luajë me skemën 4-3-2-1. Por, deri të shtunën janë edhe dy stërvitje të tjera, pas të cilave trajneri Josa do të zgjedhë përfundimisht formacionin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.