“Të vriste po të humbje në stërvitje”, lojtari i United tregon Ibrën jashtë fushe: Ishte i çmendur, ka lindur fitues

Zllatan Ibrahimoviç është një nga figurat më të përfolura të futbollit që me karakterin e tij të veçantë dhe paksa “të çmendur” e sjell gjithmonë veten në qendër të vëmendjes. I njohur nga të gjithë si një person unik dhe këtë e pohon edhe ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester City, Luke Shaw. Lojtari i “djajve të kuq” vlerëson së tepërmi Ibrën, ndërsa zbulon edhe prapaskenat në stërvitje, të cilat e bënin suedezin të veçantë. Sipas Shaw, nëse  në seancat stërvitore sulmuesi shtatlartë humbte dhe ishe në të njëjtin ekip me atë, atëherë ai ishte gati të të vriste.

“Ibrahimoviç ishte i çmendur, por ishte pikërisht ai që kishim nevojë në dhomën e zhveshjes. Është e pabesueshme që ai ende ka një talent të madh. Pavarësisht se ishte pak i madh në moshë, ai vazhdonte të mbetej një lojtar fantastic dhe gjithmonë ka qenë i tillë. Brenda dhomave të zhveshjes ishte i madh.

Gjithnjë bënte shaka, por kur ishte momenti për të qenë serioz e dalloje menjëherë. Mendoj se ka lindur një fitues. Edhe në stërvitje, nëse ishe në skuadrën e tij dhe nuk fitoje praktikisht ishe i vdekur. Ai nxirrte gjithmonë më të mirën prej nesh dhe nuk na linte asnjëherë të fikeshim, pasi në të kundërt të vriste. Mendoj se të gjithë e donin”, ka thënë Luke Shaw./Sport Ekspres/