“Të vjen keq që Partizani i lë titullin Tiranës?”: Renaldo Kalari: E meriton, të parin do uroj Ilion Likën

Nga Klaudio Ndreca

Tirana është shumë pranë ëndrrës së madhe të gjithë këtyre viteve, për të fituar titullin kampion. Pikërisht për të ndjekur atë rrugë suksesi të Partizanit të Skënder Gegës. Por nëse të kuqtë do të gabonin me largimin e arkitektit të tyre për të mbërritur në formën e dobët të këtij sezoni, presidenti Halili e ka marrë leksionin dhe nuk do të përsëris të njëjtën gabim që kanë bërë rivalët. Pra Egbo do të jetë në krye të skuadrës edhe për në vazhdim.

Gjithmonë në rastin se nuk do të ketë një surprizë të madhe në këto ndeshje të mbetura të Superiores. Por me 9 pikët diferencë ndaj Kukësit, bardheblutë futen të qetë në fushën e lojës dhe nuk janë të ngarkuar aqsa ekipi i Shehit, që çdo hap i gabuar është një afrim me fundin dhe mbylljen e objektivit. I gjendur në Iftarin e lojtarëve të Superiores dhe imamin Ahmed Kalaja, edhe zëvendës trajneri i Partizanit, Renaldo Kalari, shprehet se Tirana e meriton titullin dhe ka menduar edhe për lojtarin e parë që do të urojë pas triumfit. I pyetur nëse i vjen keq që Partizani do ia dorëzojë titullin Tiranës, Kalari përgjigjet:

“Me sinqeritetin më të modh dua të them që në rradh të parë Tirona është më afër se të gjithë tek titulli dhe përderisa është aty do të thotë që e meriton. Unë padyshim që do t’i uroj të gjithë, të parin mikun dhe shokun tim Ilion Likën.” tha Kalari. /Sport Ekspres/