“Te Reali ka rënë flaka, nuk do i hedh benzinë”

Reali në krizë totale, shumë nga yjet duken të destinuar të shiten dhe një prej tyre, më i madhi, Kristiano Ronaldo, përflitet për kthim te Mançester Junajtid. Largimi i tij vjen edhe nga pakënaqësia e portugezit në lidhje me reagimin e zbehtë të Realit pas akuzave ndaj Topit të Artë për evazion fiskal.

Ndonëse ka kontratë deri në 2021, Ronaldo ka pritur edhe rinovim, që nuk po duket, ndaj tashmë po shtohen zërat e shitjes së tij dhe blerjes së Nejmarit.

Megjithatë, i pyetur për këtë temë, Zhoze Murinjo mundohet të largojë kto spekulime, në një moment të vështirë për Realin.

“Mendoj se për momentin që po përjeton Reali, duhet të jem i fundit që i hedh benzinë zjarrit”, tha Murinjo në konferencën sotme për shtyp, para sfidës së Kupës FA kundër Jeovilit, nesër në mbrëmje.

“Madridi është në flakë, rezultatet nuk janë të mira dhe është klubi ku kam punuar për 3 vite. E dua shumë atë klub, nuk mund ta shtoj zjarrin.

“Për t’i hedhur ujë zjarrit, do thosha që Kristiano është lojtari që çdo klub dhe çdo trajner do e donte, por vetëm një klub mund ta ketë, ai është Reali dhe trajneri është Zidan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *