Të qeshim apo të qajmë, muhabet “Instagram”-i në konferencën e Panuçit!

0

Grezda largohet nga Kombëtarja, dëmtohet Lila dhe ai po ashtu nuk është në Skoci, por vjen dhe Kaçe për të plotësuar grumbullimin, ama të gjitha këto duhet që t’i zbulojnë vetë gazetarët, sikur po kapin lajmin e vitit, kur bëhet fjala për një grumbullim zyrtar të Kombëtares. Largimi i Grezdës zbulohet nga mediat dy ditë pasi kishte ikur.

Vjen Kaçe dhe vendos vetë që të zyrtarizojë grumbullimin duke hedhur një foto për qejf në “Instagram”. Sot, vjen zyrtarizmi i radhës në mënyrën e radhës, siç vetëm ne shqiptarët dimë ta bëjmë. Lila është dëmtuar dhe nuk është në Skoci, ama e zbulon trajneri në konferencën për shtyp.

Interesante, pasi nis e diskutohet muhabet “Instagram”-i në konferencë dhe me të drejtë tekniku italian heq përgjegjësitë nga vetja duke deklaruar se nuk është detyra e tij, por e zyrës së shtypit që të bëjë njoftime. Ka humor, apo ironi pak rëndësi ka, ama një pjesë e mirë e popullit që po e ndiqte “live” nuk kuptoi gjë. Nuk është dhe aq për të qeshur, pasi nuk po flasim për futboll lagjesh, por për nivele Kombëtaresh dhe të bëhen prezantime nëpër media, “Instagram” dhe në mënyrë të rastësishme nuk është normale. Kush e di si do jetë njoftimi i radhës, do na vijë me postë… ndoshta! Të presim!

Tani duhet të angazhojmë ndonjë gazetar që të kontrollojë “Instagram”-in e lojtarëve se ku i dihet na mbin ndonjë lojtar i ri!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.