Të “plagosur” dhe rikthime, Kukësi shumë pranë kompletimit

Skuadra e Kukësit duket se do të jetë rivali i vetëm i Partizanit për titullin kampion deri në fund të sezonit, pasi ekipet tjera po shkëpusin kontaktin me vendet e kreut. Të besuarit e Cungut kanë vuajtur shumë këtë sezon me dëmtimet. Rrumbullaku dhe Musolli kanë qenë mungesat më të rëndësishme gjatë këtij edicioni futbollistik.

Gjithsesi, mbrojtësi është rikthyer në formën e tij optimale, ndërsa Musolli ka zbritur sot në fushën e blertë, duke kryer në seancë të plotë stërvitore pas shumë muajsh. Një tjetër rikthim i rëndësishsmë është ai i mesfushorit Dzaria, një lojtar të cilit Cungu i beson shumë.

Kordeiro vuan prej disa kohësh nga një dëmtim në dorë dhe vazhdon të jetë ende i fashuar. Megjithatë, braziliani ka qenë gjithmonë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës, duke sakrifikuar dhe gjendjen e tij. Me kalimin e javëve, Kukësi i Armando Cungut po e kompleton organikën dhe do të vazhdojnë deri në fund të rivalizojnë me Partizanin, që po udhëheq kampionatin që në javët e para të sezonit.

Musolli rikthehet në fushat e blerta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *