Te Partizani presin merkato, Moxhi komenton… Bonuçin!

0

 

Transferimi i Leonardo Bonuçit nga Juventusi te Milani ka tronditur gjithë Italinë dhe  jo vetëm. Ndërkohë, pasi kanë folur shumë specialistë merkatoje, apo ish futbollistë, ka ardhur edhe radha e një njohësi të mirë të merkatos dhe sot këshilltar te Partizani. Luçiano Moxhi ka reaguar në lidhje me këtë transferim. Ndërsa tifozët e Partizanit presin goditjet në merkato dhe fuqizimin, Moxhi komenton Bonuçin te Milani. “Jam mëse i surprizuar. Nuk e prisja. Me këtë transferim, Milani ka mbyllur rrethin dhe tani rrezikon seriozisht të vërë në vështirësi Juventusin dhe Alegrin. Më duket qartë se ka ndodhur diçka mes lojtarit dhe Alegrit dhe pjesës tjetër të skuadrës.

Personalisht, e përsëris, vetëm kuqezinjve s’do t’ia kisha dhënë. Në të shkuarën, Bonuçin e kërkonin jashtë. Pikërisht këtë do të kasha bërë, do të bëja të mundur që të shitej diku tjetër. Them vetëm që do të kisha zgjidhur gjithçka në heshtje, sepse rrobat e pista lahen në shtëpi. Dënimi që iu bë në Oporto, në dritën e diellit, ishte i rëndësishëm. Më kanë akuzuar se kam qenë arrogant dhe e kam pësuar shtrenjtë. Por, të sillesh ndryshe, e pëson në fushë”. Ndërkaq, në lidhje me Juven, Moxhi tha se “rezultatet e viteve të fundit tregojnë se bardhezinjtë mbeten të fortë dhe se kanë një super menaxhim. Fasone dhe Mirabeli? E dija që në fillim dhe e kam thënë gjithmonë. Janë të aftë dhe po fitojnë kredibilitetin e kinezëve, që diskutoheshin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here