“Të papërmbajtshëm!”, në Champs-Elysees shpërthen festa!

Suksesi i Francës ndaj Belgjikës dhe arritja e finales pas 12 vjetësh pritje (Botërori 2006, e fundit herë kur arrinte finalen, edhe pse në gjashtë Botëroret e fundit e ka arritur plot 3 herë), ka bërë bujë edhe në mediat franceze, ku “L’Equipe” i ka kushtuar titullin “Të papërmbajtshëm”… 

Sakaq, “Le Figaro” është ndalur te festa në Paris, ku në Champs-Elysees tifozët janë në delir, mes flamujve tringjyrësh dhe flakadanëve e fishekzjarrëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *