Të pandashëm në lindje dhe në futboll, vëllezërit Berezutski i japin fund

Gjatë historisë së futbollit vështirë se mund të ketë pasur një dyshe vëllezërish binjakë më të suksesshëm se Vasili dhe Aleksei Berezutski. Për plot 16 vite me radhë ata kanë qenë shtyllat e mbrojtjes së skuadrës së CSKA-së së Moskës.

Por, çdo gjë e ka një fund dhe për vëllezërit rus ka ardhur momenti i varjes së këpucëve në gozhdë, një vendim që sigurisht e kanë marrë sëbashku, nuk mund të ndodhte ndryshe.

Gjatë karrierës së tyre shumë vjeçare, vëllezërit Berezutski kanë grumbulluar 1033 paraqitje në nivel klubesh dhe 159 paraqitje për përfaqësusen ruse, statistika këto për t’u admiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *